Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

Kina u heq kredencialet, tre gazetarëve të 'Wall Street Journal'

Kina u heq kredencialet, tre gazetarëve të 'Wall Street Journal'

11:01, 19/02/2020
A+ Aa A-

Pekin – Kina u ka hequr letrat kredenciale si media, tre gazetarëve të Wall Street Journal, pasi gazeta nuk pranoi të kërkonte falje për një artikull ku titulli e cilësonte Kinën si një “të sëmurin vërtet të Azisë”, tha Ministria e Jashtme të mërkurën.

Zëdhënësi Geng Shuang në një konferencë tha se Pekini bëri disa reflektime ndaj gazetës lidhur me një artikull, një kolonë, të publikuar në 3 shkurt ku Kina kritikohej si raciste dhe mohonte përpjekjet e saj për të luftuar epideminë e koronavirusit dhe se gazeta nuk kishte arritur të kërkonte falje apo të hetonte ata që ishin përgjegjës.

“Populli kinez nuk i mirëpret mediat që publikojnë deklarata raciste dhe sulme keqdashëse ndaj Kinës”, u tha Geng, gazetarëve. “Në këtë këndvështrim, Kina ka vendosur t’ua revokojë kartat e shtypit, tre gazetarëve korrespodentë të Wall Street Journal në Pekin duke filluar nga sot.”/ar.sh/SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco