Adidas dhe Puma në Kinë goditen nga koronavirusi

Adidas dhe Puma në Kinë goditen nga koronavirusi

10:52, 19/02/2020
A+ Aa A-

Berlin –Dy prodhuesit e veshjeve sportive gjermane Adidas dhe Puma thanë të mërkurën se shpërthimi i koronavirusit i kishte dëmtuar bizneset e tyre në Kinë për shkak të mbylljes së dyqaneve si edhe pakësimit të turistëve kinezë, që udhëtonin dhe blinin në tregjet e tjera, njofton Reuters.

Adidas dhe Puma i bëjnë gati një të tretën e shitjeve të tyre në Azi, që ka qenë tregu më i madh e në rritje për industrinë e produkteve sportive vitet e fundit. Rajoni po ashtu është një qendër kryesore mbështetëse me shumë lloje atlesh që prodhohen në Kinë dhe në vendet e tjera aziatike.

Adidas tha në një deklaratë se biznesi në zonën e Kinës së Madhe kishte rënë me rreth 85% gjatë Vitit të Ri Kinez, që nga 25 janari.

Puma tha se priste që shpërthimi virusit të godiste shitjet dhe fitimet në tremujorin e parë, por ende shpreson të arrijë objektivat për vitin 2002.

Puma tha se më shumë se gjysma e dyqaneve në Kinë ishin mbyllur përkohësisht dhe rënia e biznesit kinez të turizmit kishte goditur tregjet e tjera, veçanërisht në Azi. /ar.sh/SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco