Xhamia e parë e Athinës do të hapet në fillim të verës

Xhamia e parë e Athinës do të hapet në fillim të verës

10:40, 19/02/2020
A+ Aa A-

Pas shumë viteve vonesa, xhamia e parë zyrtare e Athinës do të hapet në fillim të verës, mësoi “Kathimerini”.

Sipas burimeve, komiteti drejtues i xhamisë do të takohet javën e ardhshme me synim shpalljen e tenderave që kanë të bëjnë me shërbimin e sigurisë, të pastrimit dhe furnizimet.

Në të njëjtën kohë po kërkohen ambiente për zyra për punonjësit dhe komiteti do t’i marrë me qera.

Duke pasur parasysh se çështja e ofertave do të kërkojë të paktën tre muaj të përmbushet, besohet se çdo gjë do të ketë zënë vendqë xhamia të fillojë punën nga fundi i majit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco