Makina Tesla shpëton jetët e 8 personave nga stuhia Denis

Makina Tesla shpëton jetët e 8 personave nga stuhia Denis

10:34, 19/02/2020
A+ Aa A-

CEO i kompanisë Tesla iu përgjigj një mesazhi në Twitter nga një pasagjere në një nga makinat Model X që u shtyp nga një pemë në rënie, si pasojë e motit të krijuar nga stuhia Denis.

Pasagjerja po kthehej në shtëpi me të dashurin e saj Xhosh Uajtlok dhe mamanë e saj, Xhulia, kur ndodhi incidenti, shkruan The Mirror.

Fatmirësisht autopiloti i makinës së tyre 86.000 paundë u aktivizua dhe vendosi frenat e emergjencës në punë, duke u shpëtuar jetët.

Ajo shkroi në Twitter: “ Makina juaj Elon Musk shpëtoi jetën time, të të dashurit tim dhe mamasë sime. Si dhe një familje prej 5 vetash. Faleminderit!”

Elon iu përgjigj: “Jam i lumtur që jeni mirë.”

Xhosh thotë: “ E kisha makinën në autopilot dhe po kthehesha në shtëpi, kur pashë një pemë që po binte. Papritmas ne ndaluam. Pati një zhurmë të lartë. U ktheva dhe po prisja të shihja të dashurën time dhe mamanë e saj të zënë nga degët e pemës, por nuk ishte ashtu. Ato ishin të dyja shumë mirë. Ishte një mrekulli.”

Xhosh tregon se ai doli për të parë nëse dhe një shofer tjetër pranë ishte mirë dhe u habit kur pa se të gjithë pasagjerët ishin gjithashtu shumë mirë. Ata kishin gjithashtu një makinë Tesla. Ai thotë: “Kjo tregon se jeta e kujtdo mund të mbarojë në punë minutash, por falë makinave të mrekullueshme Tesla ne shpëtuam.”

Në makinën tjetër, gjithashtu Tesla Model X, ishte një baba me gruan dhe tre fëmijët e tij. Ai shprehet: “Gruaja ime mendoi se ne do të vdisnim, kur pa pemën të binte. S’mund ta besoj që jemi gjallë. Elon Musk na ka bërë krenarë.”

Autopiloti i makinës Tesla Model X përdor 8 kamera të jashtme, një radar, 12 sensorë ultrasonikë dhe një kompjuter të fuqishëm në makinë për të ndjerë çdo incident të mundshëm.

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco