Britania shtrëngon emigracionin: S’ka më viza për punëtorë pa zanat, fillon sistemi me pikë

Britania shtrëngon emigracionin: S’ka më viza për punëtorë pa zanat, fillon sistemi me pikë

07:50, 19/02/2020
A+ Aa A-

Punëtorët pa zanat, me aftësi të pakta, nuk do të marrin viza, sipas planeve të qeverisë britanike pas daljes nga Bashkimi Evropian, njoftoi BBC.

Ajo po u kërkon punëdhënësve “të rrinë larg” nga të mbështeturit mbi “punën e lirë” nga Evropa dhe të investojnë në mbajtjen e personelit dhe zhvillimin e teknologjisë.

Home Oficee tha se qytetarët evropiane dhe joevropianë që vijnë në Britaninë e Madhe duhet të trajtohen njesoj pas përfundimit të lëvizjes së lirë BE-Britani në 31 dhjetor.

Laburistët thanë se “mjedisi armiqësor” do ta bëjë të vështirë thithjen e punëtorëve.

Por Sekretari i Brendshëm priti Pasel tha se sistemi i ri nënkupton që më e miri të jetë në gjendje të vijë në Britani.

Qeveria tha se synonte të reduktonte migrimin e përgjithshëm drejt Britanisë, dëshironte një sistem të bazuar mbi pikëzimin siç premtoi në manifestin e saj zgjedhor.

Sipas skemës, punëtorët që vijnë nga jashtë në Britaninë e Bashkuar duhet të flasin anglisht dhe kenë një ofertë në një punë me mjeshtëri me një “sponsor të aprovuar”.

Atyre do t’u jepen 50 pikë nëse do të përmbushin këto kritere.

“Përshtat dhe rregullo”.

Në total emigrantët duhet të kapin 70 pikë që të jenë në gjendje të punojnë në Britani, me pikë që jepen për kualifikime, pagën mbi ofertën dhe punë në një sektor që ka mungesa.

Por, qeveria tha se nuk do të hapte rrugën për punëtorët me aftësi të pakta, ndaj i kërkoi bizneseve të përshtaten dhe rregullohen” deri ën fund të lëvizjes së lirë të njerëzve midis Britanisë dhe BE-së.

Në vend të kësaj, qeveria tha se 3.2 milionë qytetarët që kanë aplikuar për të qëndruar në Britaninë e Madhe mund të ndihmojnë në plotësimin e kërkesave të tregut të punës.

Po ashtu qeveria vuri në dukje një katërfishim të skemës për punonjës në bujqësi deri në 100 mijë, po aq sa dhe marrëveshjet për të rinjtë, që lejojnë 20 mijë njerëz me moshë të re të vijnë në Britani çdo vit./ar.sh/SYRI.NET

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco