Propaganda në SHBA/ Administrata Trump imponon rregulla të reja për mediat shtetërore kineze

Propaganda në SHBA/ Administrata Trump imponon rregulla të reja për mediat shtetërore kineze

22:43, 18/02/2020
A+ Aa A-

Administrata Trump tha të martën se do të fillojë trajtimin e pesë subjekteve kryesore mediatike shtetërore kineze që operojnë në Amerikë, të njëjtë si ambasadat e huaja, duke kërkuar që ata të regjistrojnë punonjësit e tyre dhe pronat në SHBA në Departamentin e Shtetit.

Dy zyrtarë të lartë të departamentit të shtetit thanë që vendimi ishte marrë sepse Kina po shtrëngonte kontrollin e shtetit mbi mediat e saj dhe Presidenti kinez Xi Jinping ka bërë përdorimin më agresiv të tyre për të përhapur propagandën pro-Pekinit, raporton Reuters.

"Kontrolli mbi përmbajtjen dhe kontrollin redaktues janë forcuar vetëm gjatë mandatit të Xi Jinping në fuqi," tha një zyrtar.

"Këta djem janë në të vërtetë armët e aparatit propagandistik të CCP (Partisë së Komunitetit Kinez)."

Pekini nuk ishte informuar paraprakisht për vendimin dhe do të njoftohej të martën pasdite, tha një zyrtar.

Kontrolli i Pekinit ndaj mediave shtetërore të Kinës është bërë "gjithnjë e më shumë drakoniane", tha zyrtari i dytë.

Të dy zyrtarët folën para gazetarëve në kushte anonimiteti.

Tensionet midis dy superfuqive janë përshkallëzuar që kur Presidenti Donald Trump erdhi në detyrë tre vjet më parë, me mosmarrëveshjet që variojnë nga tarifat e tregtisë deri tek akuzat e spiunimit kinez në Shtetet e Bashkuara dhe mbështetja e SHBA për Tajvanin.

Vendimi i së martës, thanë zyrtarët, nuk është i lidhur me ndonjë zhvillim të fundit por ka qenë në shqyrtim për disa kohë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco