VIDEO/ ‘Stuhia Dennis’ zhyt nën ujë Britaninë! Johnson pritet të deklarojë ‘emergjencën kombëtare’

VIDEO/ ‘Stuhia Dennis’ zhyt nën ujë Britaninë! Johnson pritet të deklarojë ‘emergjencën kombëtare’

16:57, 18/02/2020
A+ Aa A-

Britania po përballet me përmbytjet më të këqija në 200 vitet e fundit pasi parashikuesit paralajmëruan qytetet që tashmë ndodhen nën ujë, se duhet të përgatiten vetë edhe për katër ditë të tjera shiu.

Komunitetet janë përgatitur për mjerim të mëtejshëm mbi ditën e nesërme pritet të bien brenda 24 orëve dy inç shi, mbi një pjesë të madhe të Uellsit dhe veri-perëndimit të Anglisë, të cilat tashmë janë zhytur nga ‘Stuhia Dennis’, raporton Dailymail.

Qindra janë evakuuar nga shtëpitë e tyre që nga goditja e ‘Dennis’ të dielën dhe pesë njerëz kanë vdekur pasi u goditën nga pemët e rëna ose u përfshinë në përmbytje.

York u godit nga përmbytja, si dhe Sheffield dhe Leeds, u përballen me tre inç të tjera shiu përgjatë të premtes, për të cilat Zyra e Metereologjike ka thënë se nuk do të vijë deri në orët e para të së shtunës.

Ekzistojnë ende 350 paralajmërime për përmbytje në mbarë vendin, përfshirë gjashtë paralajmërime të rënda 'për jetën'.

Kryeministri deri më tani i ka rezistuar thirrjeve për të zhvilluar një takim të komitetit të Qeverisë me autoritetet e urgjencës dhe nuk ka në plan të vizitojë ndonjë nga zonat e shkatërruara nga përmbytja.

Ai besohet se po qëndronte në Chevening Estate në Sevenoaks, Kent, me partnerin e tij Carrie Symonds ndërsa Parlamenti është pushim.

 

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco