Kundër dhunës ndaj grave/ Gjendet e vdekur vajza 7 vjeçare, banorët: Duam drejtësi

Kundër dhunës ndaj grave/ Gjendet e vdekur vajza 7 vjeçare, banorët: Duam drejtësi

16:40, 18/02/2020
A+ Aa A-

Banorët e qytetit të Meksikës, të indinjuar nga një valë e fundit e dhunës ndaj grave, tani po i japin rëndësi vrasjes së një vajze 7-vjeçare.

Fëmija, i identifikuar nga prokurorët si Fatima, u gjet i vdekur gjatë fundjavës pasi një grua misterioze rrëmbeu atë jashtë shkollës së saj, javën e kaluar, raporton FoxNews.

Trupi i fëmijës ishte mbështjellë në një thes dhe u braktis në një zonë rurale në periferi të kryeqytetit të Meksikës dhe tani pesë persona po merren në pyetje për këtë rast.

"Drejtësia duhet të bëhet, për vajzën time dhe për të gjitha gratë", tha nëna e vajzës, Maria Magdalena Antón.

Rrëmbimi dhe vrasja e Fatimes erdhi vetëm disa ditë pasi Ingrid Escamilla, një banore e re nga Meksika, u vra, gjoja nga i dashuri i saj.

I dashuri i cili është arrestuar ka pohuar në rrëfime tij se ka vrarë Escamilla me thikë, gjymtoi trupin e saj dhe shpërndau një pjesë të kufomës së saj në kanalizime, tha policia.

Qindra gra u revoltuan rrugëve të qytetit të Meksikës javën e kaluar për të protestuar për vrasjen e Escamilla, pasi disa media lokale publikuan foto të kufomës së saj, siç duket e publikuar nga policët e qytetit.

Në rastin e Fatimes, ajo u pa për here të fundit e gjallë në 11 shkurt.

Shkaku i vdekjes së saj nuk është publikuar, por pamjet video të rrëmbimit të saj ekzistojnë, sipas Associated Press.

Hetimi tani është përqendruar në identifikimin e gruas e cila e rrëmbeu të miturën nga shkolla.

Prokurorët po ofrojnë një shpërblim prej $ 100,000 për informacion.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco