Lajmi i fundit

Ilir Meta sonte në ‘Çim Peka LIVE’ për të thënë të vërtetat e tij

Kijoto mbetet bosh nga frika e koronavirusit, nis reklamë për 'turizmin e boshatisur'

Kijoto mbetet bosh nga frika e koronavirusit, nis reklamë për 'turizmin e boshatisur'

11:03, 18/02/2020
A+ Aa A-

Kijoto është zakonisht plot me turistë nga e gjithë bota. Por me përhapjen e koronavirusit vizitorët janë pakësuar ndjeshëm.

Në këtë situatë një grup shitësish kanë filluar një fushatë të ‘turizmit të boshatisur’ për t’i risjellë ata.

Posterat reklamojnë vendet e boshatisura tashmë dhe thonë se nëse turistët i vizitjnë ato tani mund t’i kenë të gjitha për vete. Emërtimi i këtij turizmi është “suitemasu Arashiyama”, që do të thotë Arashiajama e boshatisur.
Arashijama është një lagje e famshme, e mbushur me tempuj dhe atraksione për të vizituar.

4 foto janë zgjedhur për në poster, secila prej tyre e një siti turistik.

Një prej tyre shfaq një majmun me dixhiturën: “ Ka shumë kohë që nuk kishte pasur më shumë majmunë se sa njerëz.” Poshtë saj është një foto e urës Togetsukyo, e cil zakonisht është plot me turistë, por kësaj here bosh.

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco