Franca: Rrezikojmë një pandemi koronavirusi, përhapje në të gjithë botën Olivier Veran

Franca: Rrezikojmë një pandemi koronavirusi, përhapje në të gjithë botën

10:51, 18/02/2020
A+ Aa A-

Paris – Ministri i ri i Shëndetësisë i Francës, Olivier Veran, tha të martën se ka shumë rrezik që shpërthimi i koronavirusit në Kinë të shndërrohet në një pandemi, pra, të përhapet në të gjithë botën. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, një pandemi është përhapje në mbarë botën e një sëmundjeje të re, shkruan Reuters.

“Ky është një supozim në proces dhe një rrezik i besueshëm”, tha Veran për “France Info”.

Ai tha se Franca ishte gati të përballej me të gjitha mundësitë dhe se sistemi shëndetësor i saj ishte mjaft i fortë dhe i pajisur mirë.

Katër pacientë që rezultuan me koronavirus u futën në spital në Francë, tha ai. Një turist kinez 80 vjeç vdiq javën e kaluar, duke shënuar rastin e parë të vdekjeve në Evropë nga ky virus. Kurse numri i të vdekurve në Kinë arriti në 1868.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco