Bllokohet Athina, grevë e madhe e transportit kundër reformës së pensioneve

Bllokohet Athina, grevë e madhe e transportit kundër reformës së pensioneve

10:27, 18/02/2020
A+ Aa A-

Athinë – Trafiku u bllokua në disa zona të Athinës të martën pasi punonjësit grekë të transportit u bashkuan për një grevë 24-orëshe në sektorin public lidhur me reformën e pensioneve.

Me metrotë, trenat dhe autobuzën publikë që ndaluan, shumë pasagjerë u detyruan të shkojnë me makina në punë, duke bllokuar me trafik arteriet kryesore të qytetit prej katër milionë banorësh.

 Punëtorët grevistë pritet të marshojnë drejt parlamentit në mesditë.

Greqia, e cila kërkoi mbështetje ndërkombëtare në vitet 2010-2015, i ka zvogëluar pensionet disa herë gjatë këtyre viteve për ta bërë sistemin më efikas.

Projektligji që po prêt miratimin në parlament krijon një regjistër dixhital të sigurimeve shoqërore dhe afron më shumë fleksibilitet për kontributet e të vetëpunësuarve, duke I ndarë pensionet nga të ardhurat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco