Historia prekëse e ujgures me motrën në internim, ja ç'tregojnë dokumentet e publikuara

Historia prekëse e ujgures me motrën në internim, ja ç'tregojnë dokumentet e publikuara

10:12, 18/02/2020
A+ Aa A-

Rozinsa Mamattohti dhe familjarët e saj u tronditën, kur morën vesh se e gjithë jeta e tyre përgjohej nga qeveria kineze. Dokumentet e saj dhe të shumë ujgurëve të tjerë u publikuan nga gazetarë aktivistë të kauzës.

Në to shihen krimet që qeveria kineze ka kryer, duke futur në kampe internimi mijëra ujgurë, të cilët për shkak të besimit të tyre, i cilëson si jo patriotikë. Qeveria është shprehur që këto kampe janë për të mbrojtur vendin nga sulmet, pasi ata janë terroristë apo të rrezikshëm, por në të vërtetë dokumentet tregojnë se ujgurët janë burgosur vetëm se mbajnë shami apo kanë mjekërr të gjatë.

Motra e Rozinsa Mamattohti-t është futur në një kamp të tillë pasi ajo ‘dhunoi politikat e shtetit’, duke pasur 4 fëmijë e jo 3 sa ç’u lejohet banorëve të zonave rurale në Kinë.

Rozinsa tregon në lot për CNN: “E mora vesh për motrën time kur isha jashtë vendit. Kur lexova emrat në dokument nuk mund ta besoja. Nuk mund ta mbaja veten, u shkatërrova.”
Dokumentet tregojnë rrjetin e përgjimeve që qeveria komuniste kineze përdor për të dënuar njerëz për praktikimin në paqe të besimit të tyre.

Zens, një ekspert në studimet për krimet e komunzimit në Kinë thotë: “ Dokumentet na tregojnë ideologjinë paranojake që po përdoret në drejtimin e shtetit.”

Ministri i jashtëm kinez, Wang Yi, ftoi të gjithë diplomatët të vinin dhe ta shihnin vetë gjendjen në Kinë. Ai u shpreh: “Ata që kanë ardhur nuk kanë parë asnjë kamp përqëndrimi apo internimi. Përkundrazi, kanë parë vetëm njerëz që praktikojnë besimin e tyre në paqe dhe harmoni fetare.”
Një përpjekje për një vizitë në kampe nga gazetarët e CNN u mohua nga qeveria kineze.

Rajoni Xinjiang është një rajon i populluar më së shumti nga muslimanë ujgurë dhe pakicë kinezësh Han, në ndryshim nga pjesa tjetër e vendit. Besohet se rreth 2 milionë njerëz janë kapur dhe futur në kampet e përqëndrimit, ku ushtrohet propaganda komuniste, tortura dhe vrasje të ujgurëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco