Koronavirusi, del studimi më i madh në Kinë: Pleqtë dhe të sëmurët janë më në rrezik Shkalla më e lartë e vdekshmërisë, 14.8%, është për njerëzit e moshës 80 vjeç e sipër

Koronavirusi, del studimi më i madh në Kinë: Pleqtë dhe të sëmurët janë më në rrezik

09:15, 18/02/2020
A+ Aa A-

Zyrtarët e shëndetësisë në Kinë kanë publikuar detajet e para të më shumë se 70 mijë rasteve me COVID-19, të studimit më të madh që është bërë që prej fillimit të shpërthimit të koronavirusit.

Të dhënat nga Qëndra Kineze për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve treguan se më shumë se 80% e rasteve kanë qënë të lehta dhe se pleqtë dhe të sëmurët kanë qënë më të rrezikuarit.

Studimi tregon gjithashtu një rrezik të madh për personelin mjekësor. Kujtojmë se Drejtori i Spitalit të Wuhanit vdiq nga virusi të enjten.

Liu Zhiming, 51 vjeç, ishte Drejtori i Spitalit Wuchang në Wuhan, një nga spitalet kryesore që luftonte koronavirusin. Ai është një nga figurat më të larta të shëndetësisë që ka vdekur deri tani.

Hubei, province ku ndodhet Wuhan, është prekur më rëndë në të gjithë Kinën.

Raporti tregoi se niveli i vdekjeve në këtë provincë është 2.9% krahasuar me vetëm 0.4% të pjesës tjetër të vendit.

Të dhënat treguan se niveli I vdekjeve të koronavirusit COVID-19 është 2.3%.

Shifrat më të fundit të publikuara nga Kina të enjten treguan se numri i përgjithshëm i të vdekurve shkoi në 1868 dhe ai i të infektuarve në 72 436./ar.sh/SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco