VIDEO/ E frikshme se si lëkundet avioni 400 tonësh nga stuhia para se të ulet në pistë

VIDEO/ E frikshme se si lëkundet avioni 400 tonësh nga stuhia para se të ulet në pistë

08:51, 18/02/2020
A+ Aa A-

Një Airbus A380, aeroplani më i madh i pasagjerëve në botë, u detyrua nga fortuna të bënte një “lëkundje” spektakolare duke zbritur në fundjavë mes erërave të forta në aeroportin Heathrow të Londrës.

Sipas medieve të huaja, duke u munduar të krijonte kontakte me tokën, aeroplani u largua ngadalë nga pista, para se të ndalej përfundimisht.

Aeroplani, i cili kishte fluturuar nga Abu Dhabi, zbarkoi në aeroportin kryesor të Londrës të shtunën kur dhjetëra fluturime u anuluan, për shkak të erërave deri në 68 km/orë.

Pamjet tregojnë aeroplanin që duket se “varet në ajër” ndërsa vjen në drejtim të pistës. Por edhe kur zbret në pistë, ai shihet duke u “lëkundur”.

Dy pilotët e Etihad janë vlerësuar në mediat sociale për trajtimin e tyre të aeroplanit, i cili ka një peshë maksimale uljeje prej gati 400 tonësh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco