Vdes kreu i spitalit prej koronavirusit? Dyshohet se autoritetet mjekësore po fshehin ngjarjen

Vdes kreu i spitalit prej koronavirusit? Dyshohet se autoritetet mjekësore po fshehin ngjarjen

20:35, 17/02/2020
A+ Aa A-

Një zyrtar shëndetësor në Hubei ka thënë se kreu i një spitali në Wuhan është ende duke u trajtuar, pasi mediat raportuan se ai kishte vdekur nga koronavirusi.

Dr Liu Zhiming nga Spitali Wuchang ndodhet në reaminacion pasi ra i sëmurë rëndë, sipas postimit në një llogari në mediat sociale, e një prej drejtuesve nga Komisioni Shëndetësor Provincial Hubei, raporton Dailymail.

Raportet kontradiktore ngjajnë me mbulimin e vdekjes së Dr Li Wenliang, i cili u ndëshkua për panik pas alarmit për koronavirusin dhe humbi jetën nga infeksioni në fillim të këtij muaji.

Spitali i Dr. Li Li mohoi njoftimet për vdekjen e tij, vetëm për të deklaruar kalimin e tij në orët e ditës tjetër.

Ngjarja shkaktoi një derdhje zemërimi nga publiku, i cili akuzoi spitalin për fshehje të së vërtetës.

Deri të premten e kaluar, koronavirus kishte vrarë gjashtë punonjës shëndetësorë dhe infektuar 1.700 staf mjekësor në Kinë, sipas Pekinit.

Virusi, i njohur zyrtarisht si COVID-19, deri më tani ka prekur të paktën 1,775 jetë dhe ka infektuar më shumë se 71.440 në nivel global. 

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco