Ndryshimet në projektligj/ Parlamenti francez diskuton rreth reformës për pensione

Ndryshimet në projektligj/ Parlamenti francez diskuton rreth reformës për pensione

18:18, 17/02/2020
A+ Aa A-

Plani i kryeministrit francez, Emmanuel Macron, për sistemin e pensioneve, do të prezantohet për debat në Dhomën e Ulët të parlamentit, në një proces që mund të marrë muaj para se dokumenti të miratohet.

Sipas këtyre reformave, ata që dalin në pension para moshës 64-vjeçare do të marrin pension më të ulët, raporton Rel.  

Ndryshimi i sistemit të pensiomeve është prioritet për presidentin Macron, ndonëse ai është përballur me protesta nga sindikatat në muajt e fundit.

Protestat tjera është thënë se do të organizohen edhe të enjten, ndonëse edhe nuk është bërë e ditur nëse aty do të marrin pjesë punëtorë të metrove.

Sondazhet tregojnë se shumica e popullit francez dëshiron të organizojë protesta, meqë ato konsiderohen kyçe për kundërshtim të reformës qeveritare.

Ndryshimet në sistemin e pensioneve sipas Macronit do të lehtësonin komplikimet që ekzistojnë, mirëpo një pjesë e fuqisë punëtore frikësohet se kjo masë mund të rezultojë me pensione më të vogla.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco