Koronavirusi/ Robotët 'infermierë' kujdesen për pacientët në spitale

Koronavirusi/ Robotët 'infermierë' kujdesen për pacientët në spitale

16:29, 17/02/2020
A+ Aa A-

Gjatë të premten, në Spitalin e Wuhan kanë filluar punë dy robotë, duke dërguar ushqime dhe ilaçe për pacientët në dhomat e karantinës.

Në luftën kundër epidemisë së COVID-19 në Kinë, robotët inteligjent janë ndër shumë robotë inteligjentë janë vënë në përdorim.

Me një gjatësi prej 1.2 metrash, robotët quhen Lele dhe ndihmojnë stafin mjekësor për dërgimin e ushqimeve dhe ilaçeve, si edhe japin ndihmë në logjistikë, dezinfektim, marrjen e veshjeve dhe hedhjen e mbeturinave mjekësore.

Robotët janë goxha efektivë pasi mund t'u shërbejnë 4 dhomave brenda 1-3 minutash.

Ata mund të lëshojnë sinjal për ushqim dhe me ndihmën e tyre pacientët mund t'ua kthejnë shpejt termometrat infermiereve.

Me funksionet automatike të dezinfektimit dhe pastrimit, robotët mund të bëjnë spërkatje me alkool ose të pastrojnë me një leckë dezinfektuese.

Sipas stafit mjekësor, robotët inteligjentë si ‘Lele’ kanë pakësuar shumë konsumin e pajisjeve mjekësore, kanë lehtësuar trysninë mbi punonjësit mjekësorë dhe kanë ofruar mbrojtje maksimale për pacientët dhe personelin mjekësor.

Tani, mbi 30 robotë dezinfektimi të prodhuar nga një ndërmarrje në Shangai po punojnë në pavijonet e izolimit e të mjekimit intensiv, në sallat e operacionit dhe klinikat e sëmundjeve infektive në spitalet kryesore të Wuhan-it.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco