Lajmi i fundit

LIVE/ Kreu i PD, Sali Berisha takim me drejtuesit e Departamenteve

Sulm në një kishë të Burkina Fasos, 24 të vrarë

Sulm në një kishë të Burkina Fasos, 24 të vrarë

14:43, 17/02/2020
A+ Aa A-

Disa persona të armatosur i kanë vrarë 24 persona dhe i kanë plagosur 18 të tjerë gjatë sulmit në një kishtë protestante në një fshat të pjesës veriore të Burkina Fasos.

Koloneli Salfo Kabore tha se një grup terroristësh hynë në fshatin Pansi të provincës Yagha dhe e sulmuan popullatën civile pasi i kishin identifikuar dhe ndarë banorët nga personat tjerë.

Zyrtarët e sigurisë thanë se incidenti ndodhi gjatë meshës së të dielës. “Sipas të dhënave fillestare, 24 persona, përfshirë priftin, janë vrarë, 18 janë plagosur dhe disa të tjerë janë rrëmbyer.

Burkina Faso viteve të fundit po përballet me kryengritjen e xhihadistëve. Që nga viti 2015, rreth 750 njerëz janë vrarë dhe rreth 600 mijë të tjerë janë detyruar të shpërngulen nga shtëpitë e tyre, shkruan “The Guardian”.

Pjesëtarët e komunitetit të krishterë kanë qenë shpesh në shënjestër të xhihadistëve në pjesën veriore të Burkina Fasos.

Sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara, rreth 4 mijë persona janë vrarë nga sulmet e xhihadistëve në Burkina Faso, Mali dhe Niger gjatë vitit të kaluar.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco