Lejohen amerikanët në avion, edhe pse me koronavirus

Lejohen amerikanët në avion, edhe pse me koronavirus

13:17, 17/02/2020
A+ Aa A-

14 qytetarë amerikanë, të cilët ishin evakuar nga një anije në karantinë, janë kthyer në shtëpi me aeroplan, edhe pse u identifikuan me COVID-19 rrugës për në aeroport.

Dy fluturime me pasagjerë disa nga 380 amerikanët e anijes në karantinë kanë lënë Japoninë për në Amerikë, ditën e djeshme.

Pasagjerët u testuan për virusin 2-3 ditë para se të lejoheshin në anije, por rrugës për në aeroport zyrtarë thanë se 14 prej tyre u diagnostifikuan me koronavirus, edhe pse u cilësuan si ‘në gjendje të përshtatshme për të fluturuar’.

Pasagjerët që dihej se ishin me virus që para se të linin anijen nuk u lejuan të fluturonin, por u bë një përjashtim për ata që ishin nisur tashmë për në aeroport.

Me hipjen në avion, pasagjerët me virus u çuan në një zonë të izoluar të tij edhe pse nuk shfaqnin asnjë simptomë.

Avioni është ulur në tokën amerikane, por pasagjerët do të kalojnë edhe 2 javë të tjera të izoluar në një zonë ushtarake.

Nga 3500 njerëzit në bordin e anijes, 454 u testuan pozitiv për COVID-19, sëmundjen e shkaktuar nga koronavirusi.

Një çift amerikan filmoi uljen e avionit, pas mbajtjes mbyllur në kabinë për 12 ditë.

“Jemi të këputur, por jemi në avion dhe kjo është një ndjesi e mirë,” tha zonja Moleski.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco