DASH: 14 nga amerikanët e evakuar nga kroçeira, të prekur nga koronavirusi

DASH: 14 nga amerikanët e evakuar nga kroçeira, të prekur nga koronavirusi

12:21, 17/02/2020
A+ Aa A-

DASH: 14 amerikanë të evakuar nga kroçeira dolën me koronavirus

Departamenti amerikan i Shtetit njoftoi se 14 persona rezultuan të infektuar me koronavirus, ndër të evakuarit nga kroçiera në Japoni.

“Katërmbëdhjetë qytetarë amerikanë dolën të infektuar me koronavirus ndër 300 shtetasit amerikanë dhe anëtarët e familjes së tyre në një kroçierë të futur në karantinë në Japoni,” tha të hënën Departamenti Amerikan i Shtetit.

Pasagjerët po përgatiteshin të ktheheshin në Shtetet e Bashkuara me një avion kur zyrtarët amerikanë morën njoftimin se 14 persona kishin testuar pozitivë për COVID-19.

Të 14-të u zhvendosën në një zonë të kontrolluar në aeroplanin e evakuimit, thuhet në deklaratë.

Anija  luksoze ”Diamond Princess”  me më shumë se 3,000 pasagjerë në bord u godit nga virusi në fillim të këtij muaji./g/s

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco