Masakër në Kamerun/ Të paktën 22 të vrarë, shumica fëmijë

Masakër në Kamerun/ Të paktën 22 të vrarë, shumica fëmijë

11:56, 17/02/2020
A+ Aa A-

Të paktën 22 persona janë vrarë gjatë një sulmi në një fshat në pjesën veriperëndimore të Kamerunit, njoftuan Kombet e Bashkuara.

Në mesin e personave të vrarë ishin 14 fëmijë, ndërsa mediet lokale raportuan se disa viktima u dogjën për së gjalli.

Asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm, por një parti opozitare e fajësoi ushtrinë e vendit afrikan.

Qeveria e Kamerunit, e cila është në luftë me separatist në rajon në tre vjetët e fundit, mohoi se është e përfshirë në këtë sulm, shkruan “BBC”.

James Nunan, zyrtar i një misioni të Kombeve të Bashkuara në këtë shtet, tha se në mesin e personave të vrarë ishte edhe një grua shtatzënë.

Në mesin e të vrarëve ishin edhe 14 fëmijë, përfshirë nëntë që ishin nën moshën 5-vjeçare.

Partia opozitare “Lëvizja për Rilindjen e Kamerunit” përmes një deklarate tha se fajtorë për këtë sulm janë, siç u tha, regjimi diktatorial dhe shefi i forcave të sigurisë

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco