Shtohen sulmet raciste ndaj kinezëve si pasojë e frikës nga koronavirusi

Shtohen sulmet raciste ndaj kinezëve si pasojë e frikës nga koronavirusi

11:54, 17/02/2020
A+ Aa A-

Studentë të Azisë lindore në universitetin Kembridxh kanë raportuar një seri sulmesh, fizike dhe verbale, si pasojë e përhapjes së koronavirusit.

Një vajze i shkulën flokët dhe i hodhën ketchup në rrugë. Një tjetre iu tha ‘kthehu në vendin tënd’.

Blogerja Mishel Fan përshkroi komentet raciste që ka marrë kohët e fundit.  32 vjeçarja tha se ajo ka marrë shumë komente që i akuzojnë aziatikët për fillimin e shumë sëmundjeve. Duke u kujtuar njerëzve që ajo është një qytetare amerikane, ajo tregon se si i kanë thënë “aziatikët hanë çdo lloj krijese” apo “shko ha lakuriqë nate”.

Në Francë komentet raciste ndaj aziatikëve janë shtuar aq shumë sa hashtagu #jenesuispasunvirus, ‘ unë nuk jam një virus’, po përdoret gjerësisht.

Yue Zhou, një kineze që po bën doktoraturën në Downing, tregon një incident të sajin me racizmin: “Po ecja në rrugë, kur ndjeva se më tërhoqën flokët. U ktheva të shihja dhe pashë dy vajza të më hidhnin ketchup në flokë. I kërkova të më kërkonin falje por ato e bënë këtë duke qeshur.”

Haotian Guo, një student kinez në kolegjin Emanuel, tregon gjithashtu eksperiencat e tij negative:”U afrova në një tavolinë, ku ishin ulur dy persona, në mensë për të ngrënë drekë. Ata më thanë se vendi ishte i zënë sepse po prisnin shokun e tyre. Dreka mbaroi dhe askush nuk erdhi. Më pas kur dola në rrugë një burrë më pyeti ‘A je kinez? Ke koronavirus?’”

Rastet e racizmit janë të shpeshta, me gjthë masat e marra nga shkolla apo autoritetet për t’i ndaluar.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco