Mamaja me 6 javë të mbetura jetë mund kancerin dhe planifikon ngjitjen e Everestit

Mamaja me 6 javë të mbetura jetë mund kancerin dhe planifikon ngjitjen e Everestit

11:27, 17/02/2020
A+ Aa A-

Një mama, së cilës iu tha se kishte vetëm 6 javë për të jetuar, ka habitur mjekët me shërimin e saj të plotë dhe tani po përgatitet të ngjisë malin Everest.

Andrea Shirdaun, 48 vjeç, ishte e diagnostifikuar me kolangiokarcinoma, një formë e rrallë kanceri dhe doktorët i thanë se ajo kishte vetëm 6 javë të mbetura jetë.

Por nëna e dy fëmijëve refuzoi të hiqte dorë dhe kërkoi një opinion të dytë, ku kirurgët pranuan ta operojnë dhe hoqën një tumor në masën e një ananasi.

Edhe pse mjekët e kanë paralajmëruar se tumori agresiv mund të rikthehet në çdo kohë, Andrea refuzon ta lërë diagnozën e saj ta ndalojë së jetuari jetën.

Ajo ka përjetuar shumë ndodhi që të mbushin me adrenalinë. Këtë javë ajo do të fluturojë për në Nepal, për tu ngjitur në Everest me burrin e saj Kris, 50 vjeç, djalin 16 vjeçar, motrën e saj dhe 11 shokë besnikë, për të arritur deri në bazën e Everestit. Kjo mund të zgjasë deri në 12 ditë.

Para kësaj sfide Andrea ka ngjitur Kilimanxharon, ka plotësuar tre sfida hiking dhe ka shkuar me biçiletë nga Vietnami në Kamboxhia me vajzën e saj, Amelia, 18 vjeç. 

Andrea shprehet: “ Që kur fillova të mbledh fonde kam arritur në shifrën 62.000 paundë. Doktorët më kanë paralajmëruar që kanceri mund të kthehet në çdo kohë, por po përpiqem të jem pozitive. Të hiqja dorë nuk ishte një alternativë për mua. Duhet të shihja fëmijët e mi teksa rriteshin dhe ngjarjet më me rëndësi në jetët e tyre.”

Beteja e saj me kancerin ka frymëzuar njerëz nga e gjithë bota që kanë vendosur të dhurojnë fonde për kauzën e saj.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco