Oreksi i Kinës për kafshët e egra ka të ngjarë të mbijetojë me virusin

Oreksi i Kinës për kafshët e egra ka të ngjarë të mbijetojë me virusin

10:47, 17/02/2020
A+ Aa A-

Në dy javët e fundit, policia kineze ka bastisur shtëpi, restorante dhe tregje në të gjithë vendin, duke arrestuar rreth 700 persona për shkeljen e ndalesës së vënë për kapjen, shitjen dhe ngrënien e kafshëve të egra, njofton Reuters.

Shkalla e goditjes, që ka futur në rrjet thuajse 40 mijë kafshë, përfshirë ketrat, nuset e lalës dhe arinjtë, ka treguar se oreksi i Kinës për të ngrënë kafshë të egra dhe për të përdorur pjesë të kafshëve për qëllime mjekësore nuk ka të ngjarë të zhduket brenda natës, pavarësisht lidhjeve të mundshme me koronavirusin.

Tregtarët që shesin ligjërisht gomerë, qen, drerë, krokodilë dhe të tjera lloje mishi i thanë Reuters se ata synojnë t’i kthehen biznesit sapo të hapen sërish tregjet.

“Do të doja të shisja sapo të hiqet ndalesa”, tha Gong Jian, që drejton një dyqan kafshë të egra online dhe ka dyqane në rajonin autonom të Mongolisë në Kinë.

“Njerëzit duan të blejnë kafshë të egra. Ata i blejnë për të ngrënë ose për t’i bërë dhuratë sepse kanë shumë sy.”

Gong tha se ai po ruante mish krokodili dhe dreri në frigoriferë të mëdhenj, por do të duhej të vriste të gjitha thëllëzat që kishte ushqyer sepse supermarketet nuk po i blinin më vezët e tyre dhe ato nuk haheshin pas ngrirjes.

Shkencëtarët thanë, por prova nuk kishin, se koronavirusi i ri kaloi tek njerëzit nga lakuriqët e natës nëpërmjet pangolinit - një gjitari të vogël me luspa të çmuara, shumë i vlefshëm në mjekësinë tradicionale kineze./ar.sh/SYRI.NET

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco