Koronavirusi/ Grabitës të armatosur vjedhin qindra letra tualeti

Koronavirusi/ Grabitës të armatosur vjedhin qindra letra tualeti

10:33, 17/02/2020
A+ Aa A-

Grabitës të armatosur në Hong Kong vjedhin qindra letra tualeti me vlerë rreth 130 dollarë.

Letrat e tualetit janë momentalisht të pakta në Hong Kong, si pasojë e shtimit të blerjeve nga paniku i koronavirusit.

Burra me armë të ftohta vodhën djalin që bënte shpërndarjen jashtë një supermarketi në Mong Kok, u shpreh policia.

Policia ka arrestuar dy burra dhe ka rikuperuar një pjesë të letrave të vjedhura. Incidenti ndodhi në distriktin Mong Kok, ditën e sotme.

Si pasojë e situatës së krijuar nga koronavirusi në dyqane krijohen rradhë të gjata sapo vjen furnizimi me letra higjenike. Kjo edhe pse qeveria ka siguruar banorët që blerje të tilla në masë nuk janë të nevojshme, për shkak se fondet e saj janë të mjaftueshme.

Edhe ushqime, maska fytyre, etj janë blerë në mënyrë masive nga banorët në panik. Autoritetet fajësojnë informacionet fallco në internet për këtë gjendje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco