Mijëra vetë mblidhen për festivalin nudo të Japonisë

Mijëra vetë mblidhen për festivalin nudo të Japonisë

10:19, 17/02/2020
A+ Aa A-

Mijëra vetë sfiduan motin e ftohtë në fundjavë dhe u mblodhën në Okayama, Japoni për “Festivali Nudo”.

Eventi i quajtur “Hadaka Matsuri” në japonisht është një festival i çmendur që mbahet çdo vit në të shtunën e tretë të shkurtit në tempullin Saidaiji Kannonin Temple.

Por të 10.000 pjesëmarrësit nuk janë aq nudo sa sugjeron emri i festivalit. Ata veshin një palë çorape të bardha të quajtura ‘tabi’ dhe një veshje japoneze të quajtur ‘fundoshi’, e cila u mbulon vetëm brezin.

Festivali celebron bekimet e të korrurave, prosperitetin dhe fertilitetin. Ai fillon rreth orës 3 e 20 të mbasdites dhe ka një eveniment të veçantë për djemtë e rinj, me qëllim nxitjen e interest të brezit.

Burrat kalojnë dy orë duke vrapuar përreth dhe duke u pastruar me ujë të akullt. Më pas ata futen në tempull ku priftërinjtë hedhin shkopinjë. Burrat e ngjeshur si sardele në tempullin e ngushtë përpiqen të kapin ato që i hidhen, duke shpresuar për një vit plot fat, siç thotë tradita.

Ceremonia zgjat rreth 30 minuta dhe shumë prej pjesëmarrësve dalin prej aty me gërvishtje, ndrydhje kyçesh dhe prerje të vogla.

 Eventi ndiqet dhe nga shumë të huaj. Për të marrë pjesë duhet vetëm të regjistrohesh paraprakisht dhe të blesh veshjet e pakta të nevojshme.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco