Pesë vjet nga ekzekutimi barbar nga ISIS, i 21 koptëve ortodoksë

Pesë vjet nga ekzekutimi barbar nga ISIS, i 21 koptëve ortodoksë

09:54, 17/02/2020
A+ Aa A-
"Kaluan pesë vjet nga ekzekutimi barbar 21 të rinjve egjiptianë të fesë së krishterë në plazhin e Sirtes, në Libi, vepër e Shtetit të vetëshpallur Islamik. Po të mohoni fenë, do të shpëtoni - u premtuan. Po ata nuk pranuan të mohojnë! E fjalët e tyre të fundit qenë “O Zot, Jezus!”. Flijimi i 21 të rinjve egjiptianë është farë shprese e jete për të krishterët në vend e kudo në botë", shkruan sot Vatikani News.

"Një radhë e gjatë njerëzish, veshur me tuta ngjyrë portokalli, të sekuestruar e të zvarritur me forcë gjatë plazhit, të detyruar të gjunjëzohen e pastaj  të ulin kokat nën tehun e mprehtë të thikës. Koka, që rrokullisen në plazhin e shkretë, të larë me gjak…

Pamjet e viktimave të xhihadistëve do të mbeten përjetë të stamposura në kujtesën tonë, duke ngjallur tmerr, dhimbje, por jo më pak, krenari! Janë martirët tanë më të rinj, që bien për Krishtin në kohë moderne! Nuk janë figure: janë të rinj, bashkëkohës, emrat e të cilëve u shtohen atyre të martirëve të krishterë të të gjitha kohërave. Sepse martirizimi i ndjekësve të Krishtit vazhdon, në njëmijë mënyra," nënvizon Vatikan News.

"Dhimbja për ta rikthehet në zemrat e të krishterëve sot, ditë e pesëvjetorit të martirizimit të tyre për fenë. Ditë, kur e paguan me jetë besnikërinë ndaj Jezu Krishtit. Ditë, që  kujton se tani emrat e tyre shkruhen në Senasarin apo Martiriologun e Kishës kopte, që i nderon si shenjtorë. Sepse shenjtorë ishin. E janë!

Në mikrofonin e Vatican News, Imzot Bakhoum pohon se kujtimi i tyre  ngjall dhimbje e shpresë…

“Trembëdhjetë prej tyre vinin nga qyteti egjiptian i Al-Aour, sot cak shtegtimesh. Këtu u kremtuan funeralet e viktimave, pas gjetjes së trupave të tyre, flakur në një gropë të përbashkët, veshur me tutat ngjyrë portokalli. Për nder të tyre, në Al-Aour u ngrit një kishë e  titulluar “Kisha e martirëve të Fesë e të Atmes”. Është gjithnjë përplot me besimtarë, që rrajnë nga i gjithë vendi. Ç’do të ishin sot, po të kishin mohuar Krishtin? E ç’janë, jo vetëm për sot, por për amshim? Sot rreth tyre mblidhet e gjithë Kisha e vendit!

Fjijimi i tyre është për gjithë të krishterët burim feje e  dashurie për Krishtin e Ngjallur. Pesë vjet më parë pamë - sepse pamjet e tmerrshme të asaj dite i pa gjithë bota - kulmin e dhunës. 21 koka të rinjsh kristianë që rrokulliseshin në plazhin e shkretë. Por edhe kulmin e heroizmit që nuk vdes. E farën e jetës së re, të limfës për Kishën e Egjiptit e për të krishterët e botës mbarë."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco