Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Pse Edi Rama është tërbuar me RAI 3?

Rebeshe, erëra të forta dhe rrëshqitje dherash/ Stuhia 'Dennis' alarmon Britaninë e Madhe, dy viktima

Rebeshe, erëra të forta dhe rrëshqitje dherash/ Stuhia 'Dennis' alarmon Britaninë e Madhe, dy viktima

16:40, 16/02/2020
A+ Aa A-

Stuhia "Dennis" që po godet Britaninë e Madhe pas asaj "Ciara", ka lënë me qindra zona të përmbytura në të gjithë vendin.

Qytete të shumta janë gjendur këtë të dielën në ujë në zonat e Uellsit, Anglisë dhe Skocisë, ku shërbimet e emergjencës i shpallën disa zona incidenti.

Të paktën 2 persona raportohet se kanë humbur jetën, ndërsa dëmet materiale janë të shumta.

Shirat e dendur dhe erërat që kanë kaluar shpejtësinë 100 km/orë vijnë më pak se një javë pas stuhisë "Ciara", e cila dëme të ngjashme do i shtrinte përgjatë një periudhe disaditore në pjesën veriperëndimore të kontinentit.

Autoritetet britanike presin që reshjet intensive do të vazhdojnë edhe në orët dhe ditëtë në vazhdim, ndërsa në Uells në 48 orët e fundit ka rënë sasia mujore e reshjeve, shkruan "Daily Mail".

Vigjilenca është shtuar edhe në veriu e Francës, ku meteorologët këtë fundjavë parashikojnë të bjerë një sasi reshjesh e barabartë me sasinë e tre javëve.

Pamjet e mëposhtme nuk kanë nevojë për shumë komente... /Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco