5 tonë kokainë, kapet sasia më e madhe në historinë e vendit

5 tonë kokainë, kapet sasia më e madhe në historinë e vendit

09:30, 16/02/2020
A+ Aa A-

Policia e Kosta Rikës ka sekuestruar dje 5 tonë kokainë, sasinë më të madhe të drogës në historinë e vendit. Mediat e huaja shkruajnë se droga kishte si destinacion Holandën. Kokaina ishte vendosur në 202 valixhe që përmbanin gjithsej 5048 pako kokainë ku peshonin rreth një kg secila.

Ndërkohë ministri i Brendshëm, Michael Soto Rojas bëri me dije se droga ishte fshehur në një ngarkesë me lule zbukuruese në portin e Limonit, i cili ishte destinuar për Roterdamin.

Ndërkohë, në pranga ka rënë një 46-vjeçar Costa Rican, i cili dyshohet të jetë pjesë e trafikut të drogës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco