FOTO TË RËNDA/ Burri masakron me thikë gruan, më pas i rrjep lëkurën...

FOTO TË RËNDA/ Burri masakron me thikë gruan, më pas i rrjep lëkurën...

23:38, 15/02/2020
A+ Aa A-

Një burrë 46 vjeçar ka vrarë brutalisht gruan e tij 25 vjeçare duke e therur me thikë, më pas i rropi lëkurën dhe i ka prerë pjesën më të madhe të organeve për të fshehur provat.

Ngjarja raportohet se ka ndodhur në kryeqytetin meksikan Mexico City.

Burri i të ndjerës është shprehur se e ka vrarë gruan në gjaknxehtësi, pasi kohët e fundit debatonin shpesh për shkak se ai abuzonte me alkoolin.

Gjatë ekspertizave, mjekët ligjorë realizuan dhe disa foto të viktimës, foto që përfunduan më pas dhe në faqet e para të gazetave lokale.

Lidhur me këtë fenomen shumë protestues, ku pjesa dërrmuese e tyre ishte gra, kanë dalë në rrugët e qytetit duke u drejtuar më pas në “Pallatin Kombëtar” godina ku jeton presidenti i vendit Andrés Manuel López Obrador së bashku me familjen e tij.

Me anë të pankartave ata bënin thirrje për një “gazetari më të përgjegjshme” dhe brohorisnin vazhdimisht në kor sloganin “Asnjë vdekje më shumë”.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco