Tragjedi/ Jetimorja pushtohet nga flakët, humbin jetën 15 fëmijë

Tragjedi/ Jetimorja pushtohet nga flakët, humbin jetën 15 fëmijë

19:22, 15/02/2020
A+ Aa A-

Një ngjarje  tepër e rëndë ka tronditur Haitin, pasi 15  fëmijë kanë gjetur vdekjen nga një zjarr që përfshiu një jetimore.

Sipas raportimeve të mediave, dy prej fëmijëve u dogjën menjëherë sapo zjarri shpërtheu në jetimoren e ngritur në periferi të kryeqendrës, Port-o-Prens.

Por numri i viktimave është rritur, pasi 13 fëmijët e tjerë vdiqën në spital si pasojë e asfiksisë.

Ngjarja është edhe më e rëndë pasi ekipet e emergjencës arritën në vendin e ngjarjes me motoçikleta dhe nuk kishin oksigjen dhe mjetet e nevojshme për t’i transportuar fëmijët në spital.

Duke iu referuar këtij fakti, janë shkaktuar polemika të mëdha në vend, pasi tragjedia zbuloi edhe faktin se jetimorja, e cila strehonte rreth 60 fëmijë, nuk kishte leje për të operuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco