Kundër vrasjes së femrave/ Gra 'të tërbuara' përleshen me policinë gjatë protestës së tyre

Kundër vrasjes së femrave/ Gra 'të tërbuara' përleshen me policinë gjatë protestës së tyre

17:16, 15/02/2020
A+ Aa A-

Qindra gra kanë dalë në rrugët e qytetit të Meksikës për të protestuar kundër vrasjes së ashpër dhe gjymtimit të një gruaje të re.

Duke pikturuar me llak "ne nuk do të heshtemi" në Pallatin Kombëtar të kryeqytetit, gratë protestuese u rebeluan gjatë përballjes me policinë, raporton FoxNews.  

Vrasja e fundjavës së kaluar e Ingrid Escamilla, vjen ndërsa Meksika po lufton me një rritje të sulmeve gjonore.

I dashuri i saj, i cili u arrestua, me sa duket rrëfeu se kishte vrarë 25-vjeçaren me thikë, duke gjymtuar trupin e saj dhe duke shpërndarë një pjesë të kufomës së saj në kanalizime.

Por zemërimi për vdekjen është rritur pasi disa media lokale publikuan foto të kufomës, e cila u duk qartë nga policët.

"Kjo na zemëron se si u vra Ingrid dhe si media e shfaq trupin e saj", thanë protestuesit në një deklaratë të lexuar me zë të lartë gjatë demonstratave të premten.

"Na zemëron që publiku na gjykon duke thënë" kjo nuk është mënyra e duhur për të shprehur zemërimin tuaj, "shtuan ato. "Ne nuk jemi çmendur, jemi të zemëruar."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco