FOTO/ Çmenden britanikët në natën e Shën Valentinit

FOTO/ Çmenden britanikët në natën e Shën Valentinit

14:13, 15/02/2020
A+ Aa A-

Disa çifte të dashuruarish përfunduan mbrëmjen e Shën Valentinit më keq se ç’e kishin menduar. Shumë prej tyre përfunduan të dehur në rrugë, në komisariate apo urgjenca spitalesh.

Të shumtë ishin britanikët që kishin nevojë emergjente për ndihmë mjekësore, pas një nate të çmendur.

Jo vetëm çifte romantikë shiheshin në rrugë, por edhe grupe miqsh, që kishin dalë për të festuar.

Disa të rinj mbanin të dashurat në kurriz, ndërsa të tjerë hanin ushqime të shpejta në rrugë pas konsumimit të një sasie të madhe alkooli.

Temperaturat e ulëta dhe moti i keq i shkaktuar nga stuhia Denis nuk i penguan vajzat që të dilnin me veshje të holla.

 Kishte dhe nga ata që u detyruan ta kalonin fundin e natës në komisariat, si pasojë e veprimeve të tyre, pas festave të çmendura.

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco