Kompania e fluturimit i kërkon falje pasagjeres, pasi e detyroi të bënte test shtatëzanie

Kompania e fluturimit i kërkon falje pasagjeres, pasi e detyroi të bënte test shtatëzanie

13:02, 15/02/2020
A+ Aa A-

Një kompani fluturimi i kërkon falje pasagjeres, pasi i kërkoi të bënte një test shtatëzanie në avion. Edhe pse kompania i kishte bërë pasagjerëve një pyetësor paraprak, ajo i kërkoi Midori Nishida-s të çohej dhe të shkonte në tualet, ku ajo u detyrua të bënte testin e shtatëzanisë, në mënyrë që t’i lejohej të udhëtonte drejt Saipan.

Saipan, pjesë e ishujve të Marianës së veriut, është bërë një vend popullor për femrat që duan të lindin aty dhe fëmijët të marrin kështu emërtimin “qytetar i SHBA”.

Nga kjo frikë, kompania Hong Kong Express Airways i kërkoi Nishida-s të bënte testin. Vetëm kur testi dha përgjigjie negative, asaj iu dha leja të udhëtonte.

25 vjeçarja e përshkroi eksperiencën si “shumë turpëruese dhe frustruese” dhe u shpreh se kompania nuk iu përgjigj ankesave të saj.

Kompania iu përgjigj duke i kërkuar falje në NBC News.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco