Djali 12 vjeçar gjendet i vdekur në dhomë, policia gjen video ku gjyshërit e torturonin

Djali 12 vjeçar gjendet i vdekur në dhomë, policia gjen video ku gjyshërit e torturonin

12:29, 15/02/2020
A+ Aa A-

Gjyshërit dhe xhaxhai i një djali 12 vjeçar nga Montana akuzohen për vrasjen e tij, pasi policia gjeti prova të tyre teksa torturonin djalin.

Videot e gjetura tregojnë një seri abuzimesh. Xhejms Aleks Hërlli ka jetuar me gjyshërit e tij për dy vitet e fundit, pas vdekjse së të atit. Në shtëpi jetonin dhe fëmijët e tyre, ndër të cilët dhe 14 vjeçari, xhaxhai i Xhejms. Ky i fundit po gjykohet si i mitur.

Detektivët krahasuan foto të para dy viteve, kur djali dukej i shëndetshëm me fotot e këtij viti, ku djali shfaqet i dobët.   

Bjorn Bojer, avokati i çështjes foli për CNN: “ Unë besoj se torturat sistematike dhe të rrahurat janë ato që sollën vdekjen e djalit.”

Të tre të dyshuarit akuzohen për vrasje të qëllimshme.

Familja e përshkruan djalin si “me prirje vetëvrasje”, “dëgjonte zëra” dhe “i çregullt”.

Nëna e djalit është munduar shumë herë ta telefonojë, por gjyshërit nuk e kanë lejuar.

Një ditë më para vdekjes, Xhemjs dhe xhaxhai i tij u zunë. Të nesërmen xhaxhai 14 vjeçar lajmëroi gjyshërit se Xhejms kishte vdekur. Autopsia tregoi se shkaku i vdekjes ishte një traumë e shkaktuar nga një goditje e fortë në kokë.

Përveç rrahjeve të shpeshta, torturat e tmerrshme që u zbuluan ishin detyrimi i djalit të bënte ushtrime fizike të vështira, detyrimi i tij të rrinte pra freskueses vetëm me të mbathura, hedhja e një tymi të paidentifikuar në fytyrë që e mbyste. Ushqimi në shtëpi ishte i mbyllur me çelës dhe Xhejms nuk kishte akses tek ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco