Stuhia Denis tmerron botën, meterologët:'Stuhia më e tmerrshme e parë nga Atlantiku Verior'

Stuhia Denis tmerron botën, meterologët:'Stuhia më e tmerrshme e parë nga Atlantiku Verior'

10:05, 15/02/2020

Stuhia Denis ka shpërthyer në një ciklon bombardues dhe meterologët e cilësojnë atë si një nga stuhitë më të tmerrshme që Atlantiku Verior ka përjetuar ndonjëherë.

Jo më pak se 40.000 pasagjerë janë prekur nga kjo stuhi, teksa kompania e fluturimeve EasyJet anulloi 234 fluturime për në Britani.

Kjo do të jetë një goditje e ashpër sidomos për vendet që ende po rekuperojnë dëmet e bëra nga stuhia Kiara.

Stuhia e fundit shkaktoi 3 viktima. Viktima e parë, shoferi 58 vjeçar, u godit nga një pemë që u rrëzua ndërsa e dyta, një burrë 77 vjeçar ra dhe goditi kokën në akull. Viktima e tretë, në të 60-tat, u godit nga një degë peme.

Agjencia e mjedisit paralajmëroi se për shkak të tokës së lagur, si pasojë e stuhisë Kiara, përmbytjet e fundit priten të jenë edhe më të tmerrshme se të parat, raporton BBC.

Stuhia Denis u kthye në një ciklon bombardues të enjten, kur trysnia e ajrit ra 24 milibarë për 24 orë. Kjo rënie është sa dyfishi i asaj që kërkohet për t’i dhënë stuhisë emrin e saj ekstrem.

British Airways ka anulluar rreth 20-30 fluturime për shkak të saj dhe gjendja pritet të përkeqësohet.

Edhe pse edhe Islanda mund të preket nga ajo që mund të jetë stuhia më e tmerrshme e përjetuar nga Atlantiku Verior, është Britania ajo që do të vuajë nga erëra tmerrësisht të forta dhe reshje shiu intensive.

Meterologët parashikojnë se vendet që do të preken më shumë janë Skocia, Uellsi, Danimarka dhe Norvegjia.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco