Kina: 14 ditë karantinë për ata që kthehen nga pushimet, ndryshe ndëshkohen!

Kina: 14 ditë karantinë për ata që kthehen nga pushimet, ndryshe ndëshkohen!

07:08, 15/02/2020
A+ Aa A-

Shangai, Pekin –Më shumë se 2600 raste të reja u konfirmuan nga shpërthimi i koronavirusit në Kinë, thanë zyrtarët e Shëndetësisë të shtunën, një ditë pasi njerëzit që ktheheshin nga pushimet në kryeqytet u urdhëruan të futen në karantinë vetë për 14 ditë, njofton Reuters.

Numri total i të infektuarve në të gjithë Kinën shkoi në 66 492 raste me gjithë këto të rejat që u konfirmuan, tha Komisioni Kombëtar i Shëndetit.

Numri total i të vdekurve që u shtua me 145, shkoi në 1523 me më shumë vdekje në Hubei dhe në veçanti në kryqytetin e provincës, Wuhan, qyteti me 11 milionë banorë ku epidemia ka filluar në dhjetor.

Zyrtari I Komisionit Kombëtar të Shëndetit Liang Wannian tha se në një konferencë për shtyp se qeveria do të vazhdonte të përpiqej të frenonte përhapjen e virusit në Wuhan, qytetin që është mbyllur prej tre javësh./SYRI.NET

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco