Lajmi i fundit

Kërkesë e opozitës/ Bie seanca e 7 marsit, Sekretariati i Etikës anulon votimin e ligjeve pa kuorum

FOTO rrënqethëse nga kampi sirian/ Foshnja ngrin për vdekje me sytë hapur

FOTO rrënqethëse nga kampi sirian/ Foshnja ngrin për vdekje me sytë hapur

20:49, 14/02/2020
A+ Aa A-

E mbetur pa shtëpi për shkak të sulmeve të regjimit të Asadit dhe mbështetësve të tij në Siri, foshnja siriane 1 vjeç e 5 muaj, Iman Ahmed Leyla, ka ngrirë për vdekje me sytë hapur nga i ftohti në një kamp në kufi me Turqinë.

Familja e saj e dërgoi foshnjen në mëngjes në spitalin ?ifa në rajonin Afrin të Sirisë, e cila pas migrimit nga Idlibi, qëndronte në një barakë pa xhama në territorin e strehimit të përkohshëm në jugperëndim të Afrinit.

Pas mbërritjes së vogëlushes në spital, u kuptua se zemra e saj kishte ndaluar së rrahuri.

Në raportin e spitalit rreth vdekjes së saj thuhet se foshnjës me peshë vetëm 4.5 kg i ka ndaluar zemra pas ndërprerjes së frymëmarrjes si rezultat i ftohjes së rëndë, meqë ajo ka vuajtur nga mungesa e ushqimit dhe në të njëjtën kohë ka luftuar me sëmundjen “atrofi cerebellare” (zvogëlimi i vëllimit të trurit të vogël).

Si pasojë e sulmeve intensive të forcave të regjimit të Bashar al-Asadit dhe Rusisë ndaj vendbanimeve në rajonin e deeskalimit Idlib të Sirisë, në afërsi të kufirit Siri-Turqi kanë migruar rreth 1.8 milionë civilë që nga janari 2019 e deri më tani.

Një pjesë e madhe e të zhvendosurve janë vendosur në rajonin e kampeve në vijën kufitare me Turqinë ndërsa një pjesë tjetër në zonat e operacioneve “Mburoja e Eufratit” dhe “Dega e Ullirit” të cilat Turqia i ka pastruar nga terroristët. 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco