Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Koronavirusi/ Pekini urdhëron karantinë 14-ditore për të gjithë të kthyerit nga pushimet

Koronavirusi/ Pekini urdhëron karantinë 14-ditore për të gjithë të kthyerit nga pushimet

20:22, 14/02/2020
A+ Aa A-

Pekini ka urdhëruar të gjithë ata që të kthehen në qytet, të hyjnë në karantinë për 14 ditë ose do ndëshkohen mbi rrezikun e përhapur, në përpjekjen e fundit për të përmirësuar kontrollin ndaj koronavirusit të ri, raportojnë media shtetërore.

Banorëve u tha që të ‘vetë-izolohen’ ose të shkojnë në vendet e caktuara për karantinë, pasi janë kthyer nga pushimet, në kryeqytetin kinez, raporton BBC. 

Masa erdhi ndërsa Egjipti konfirmoi rastin e parë të koronavirusit në Afrikë.

Mbi 1.300 njerëz kanë vdekur nga virusi, i cili e ka origjinën në qytetin Wuhan.

Njoftimi erdhi të premten nga grupi i punës për parandalimin e virusit në Pekin, ndërsa u lëshua pasi banorët po kthyehen nga pushimet e Vitit të Ri Lunar në pjesë të tjera të Kinës.

Vetëm në Kinë, më shumë se 63,000 njerëz janë infektuar me virus dhe 1.381 kanë vdekur.

Jashtë Kinës, ka pasur 505 raste në 24 vende dhe dy vdekje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco