Dyshohen me koronavirus, izolohen 2 deputetë pjesmarrës në 'Uk Bus Summit'

Dyshohen me koronavirus, izolohen 2 deputetë pjesmarrës në 'Uk Bus Summit'

17:31, 14/02/2020
A+ Aa A-

Dy deputetë kanë hyrë në 'izolim' pasi morën pjesë në konferencën e autobusëve në Westminster, në të cilën ishte pjesmarrës një nga nëntë pacientët me koronavirusit në Mbretërinë e Bashkuar dhe 250 delegatë të tjerë.

Deputetët laburistë Lilian Greenwood dhe Alex Sobel, njoftuan vendimet e tyre në Twitter, raporton Dailymail.  

Ata zbuluan se kanë anuluar angazhimet e ardhshme si një masë paraprake deri në fund të periudhës së tyre të karantinës 14-ditore, gjatë së cilës ata mund të sëmuren nëse janë infektuar.

Të dy konfirmuan që ata nuk kishin simptoma, të cilat përfshijnë kollë dhe ethe dhe nuk u ishte thënë të izoloheshin, por zgjodhën ta bëjnë këtë sidoqoftë si një masë paraprake.

Kjo masë e dy deputetëve erdhi pasi sot u zbulua sot se një nga nëntë rastet e konfirmuara me koronavirus në Britani, mori pjesë në Samitin e Autobusëve në Mbretërinë e Bashkuar në Qendrën QEII. 

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco