Frika nga koronavirusi/ Bllokohen 8 avionë njëkohësisht, dyshohet se ka pasagjerë të infektuar

Frika nga koronavirusi/ Bllokohen 8 avionë njëkohësisht, dyshohet se ka pasagjerë të infektuar

17:16, 14/02/2020
A+ Aa A-

Këtë mëngjes, aeroporti Heathrow u kap nga frika e koronavirusit, ku tetë aeroplanë u bllokuan pasi pasagjerët në bord u ankuan për simptomat e virusit vdekjeprurës.

Udhëtarëve në Fluturimin 901 të Airlines United nga San Francisko u tha nga kapiteni që të rrinin në vendet e tyre sepse dikush mund të ketë infeksionin ngjitës, i quajtur tani SARS-CoV-2, raporton Dailymail.  

Andy West, nga Henley-on-Thames, tha se pasagjerët u paralajmëruan nga kapiteni i aeroplanit se ata mund të ishin të bllokuar për një kohë të pacaktuar sepse 'shtatë aeroplanët e tjerë' gjithashtu kishin raste të dyshuara.

Ai zbuloi se personeli në fluturim e mori një pasagjer në pjesën e pasme të aeroplanit pa veshur ndonjë mjet mbrojtës ose maska për fytyrën dhe priti që zyrtarët shëndetësorë të vinin me kostumet mbrojtëse.

Të gjithë pasagjerët u lejuan përfundimisht të zhvendoseshin gjysmë ore më vonë.

MailOnline kupton se një fluturim i British Airways nga Kuala Lumpur ishte një nga tetë aeroplanët që u mbajt i bllokuar kur u ul në 6.45 të mëngjesit.

Pasagjerët thanë se punonjësit e shëndetit me kostumet mbrojtës dhe maska për fytyrën erdhën në bord dhe ngritën një tendë të vecuar për familjen e dyshuar dhe filluan ti marrin të gjithë nga avioni.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco