Amsterdami mund të mos jetë dhe për shumë kohë qyteti i drogës

Amsterdami mund të mos jetë dhe për shumë kohë qyteti i drogës

14:27, 14/02/2020
A+ Aa A-

Pavarësisht se qyteti i Amsterdamit ka shumë për tu ofruar turistëve, gati një e katërta e 4 milionë njerëzve që e vizitojnë atë çdo vit vijnë për kafenet ku shitet kanabis në mënyrë legale.

Por ditët e Amsterdamit si destinacioni numër 1 për pushime të çmendura mund të jenë të numëruara. Kryeministri Mark Rutte po planifikon mbylljen e shumë kafeneve të tilla dhe shitjen e kanabisit vetëm për banorët. Nëse dhe opozita bie dakord me këtë vendim, faza e parë mund të filojë që në 1 maj.

Deputeti Ard van der Steur thotë: “ Mendoj që në fund të vitit tjetër nuk do të ketë më turizëm droge në Amsterdam. Kemi krijuar një industri të tmerrshme kriminale, që duhet ta ndalojmë.”

Kryebashkiakja, Femke Halsema është gjithashtu dakord me këtë iniciativë, pasi beson se në këtë mënyrë mund të zgjidhet problem shqetësues i mbiturizmit.

Shumë të tjerë ama nuk ndajnë të njëjtin mendim.

Michael Veling, pronari i kafenes së famshme 420, shprehet : “Nuk mendoj se qeveria do të fitojë në këtë betejë. Por edhe nëse e bën, unë nuk do të diskriminoj në bazë të origjinës. Do të rifilloj shitjen e alkoolit (e paligjshme për kafenetë që nga 1996) dhe do të shes bar në banak.”

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco