Rusja arratiset nga spitali ku po mbahej në karantinë nga koronavirusi

Rusja arratiset nga spitali ku po mbahej në karantinë nga koronavirusi

13:19, 14/02/2020
A+ Aa A-

Një grua ruse që u arratis nga një spital, ku po mbahej nën karantinë për koronavirusin, po përballet me një betejë ligjore për shfaqjen e rrezikut ndaj publikut, thonë mediat shtetërore ruse.

Gruaja ishte ktyher nga Kina në fillim të shkurtit dhe ishte nën obzervim nga spitali Botkin për sëmundje infektive në Shën Peterburg. Ajo u largua nga spitali pa leje, ndërsa çelsin e hapi duke krijuar në të një qark të shkurtër.

Afro 230 qytetarë rusë janë momentalisht duke pritur kthimin nga Kina, bazuar në fjalët e federatës ruse të transportit ajror.

Vetëm dy raste janë bërë të njohura në Rusi. Të dyja rastet ishin qytetarë kinez që kishin udhëtuar për në Rusi. Një prej tyre është shëruar dhe ka lënë spitalin.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco