Koronavirusi: Pse janë zhdukur dy gazetarë në Wuhan?

Koronavirusi: Pse janë zhdukur dy gazetarë në Wuhan?

12:22, 14/02/2020
A+ Aa A-

Ata janë gazetarë, që duan të tregojnë të vërtetën e asaj që po ndodh në Wuhan, në epiqendrën e shpërthimit të koronavirusit në Kinë.

Ata publikuan video në internet, fotografi dhe histori dramatike nga brenda qytetit – karantinë që virtualisht është ndarë nga pjesa tjetër e vendit.

Tani, ata nuk gjenden askund, shkruan BBC.

Fang Bin dhe Chen Qiushi, që të dy të vendosur për të treguar gjithçka ata mundnin për krizën, raportonin nga Wuhan, kryeqyteti i provincës Hubei dhe ia tregonin botës, gjithçka që ata zbulonin.

Si rezultat, tërhoqën mijëra shikues me videot e tyre. Por tani profilet e tyre janë të heshtura dhe ata që i kanë ndjekur deri më sot në internet, mund të jenë zhdukur, për mirë.

Çfarë dimë ne për Fang Bin?

Biznesmeni nga Wuhani, Fang Bing, publikonte video mbi shpërthimin, “mbi situatën aktuale aty”, duke premtuar se do të bënte më të mirën për të treguar.

Image

Video e tij e parë u publikua në 25 janar në You Tube, por u ndalua në Kinë. Megjithatë, ajo është ende në rrjetet private të videove,

Videot e tij të para ku shfaqet kryesisht duke qarkulluar nëpër qytet, tregojnë situatën në vende të ndryshme dhe kanë marrë më shumë se 1000 shikime.

Pastaj në 1 shkurt ai filmoi një video që tregonte njerëzit të ngritur që shikonin tërë vëmendje. Klipi ishte parë më shumë se 200 mijë herë dhe shfaqte tetë kufoma të grumbulluara në një minibus jashtë një spitali në Wuhan.

Fang pretendoi se policia hyri në shtëpinë e tij atë natë dhe e pyeti për videot e tij. Ai u mor, u paralajmërua dhe në fund u la i lirë. Por në 9 shkurt ai publikoi një video prej 13 sekondash me fjalët: “Të gjithë njerëzit të revoltuar – kthejani pushtetin e qeverisë, popullit.”

Pas kësaj, profili i tij u hesht.

Po çfarë dimë ne për Chen Qiushi?

Chen, një ish-avokat i të drejtave të njeriut, është tashmë i mirënjohur midis aktivistëve. Ai e ndërtoi reputacionin e tij duke mbuluar protestat në Hong Kong vitin e kaluar.

Image

Ky mbulim bëri që ai të ngatërrohej keq me autoritetet kineze kur u kthye në Kinë. Llogaritë e tij në rrjetet sociale kineze, që kishin më shumë se 700 mijë ndjekës,. U fshinë.

Por ai nuk mund të heshtte.

Në janar ai vendosi të shkojë në Wuhan për të raportuar mbi situatën që po përkeqësohej.

“Do ta përdor kamerën time për të dokumentuar atë që po ndodh vërtet. Të mbuloj të vërtetën” thotë ai në videon e parë në You Tube.

Ai vizitoi spitale të ndryshme në Wuhan, pa kushtet dhe foli me pacientët.

Në tetor ai krijoi një llogari në You Tube që tani  ka më shumë se 400 mijë ndjekës. Po ashtu ka mbi 265 mijë ndjekës në Twitter.

Chen e dinte që kjo e vinte në rrezik. Ai i tha gazetarit John Sudworth të BBB në fillim të muajit që nuk ishte i sigurtë se sa kohë do të mund të vazhdonte kështu.

“Censura është shumë e rreptë dhe profilet e njerëzve mbyllen nëse ndajnë artikujt e mi”, tha ai.

Pastaj, në 7 shkurt, një video që u shpërnda në Twitter të tij, që aktualisht menaxhohet nga një shok, tregonte mamanë t tij, e cila tha se ai ishte zhdukur një ditë më parë.

Shoku i tij Xu Xiadond më vonë pretendoi në një video në You Tube se ai ishte futur me forcë në Karantinë.

Çfarë kanë thënë zyrtarët kinezë?

Autoritetet kineze kanë kyçur gojën për këtë çështje. Nuk ka asnjë deklaratë zyrtare se ku ndodhen Fang Bin ose Chen Qiushi, ose kur ka të ngjarë të dalin nëse janë futur në karantinë.

Sidoqoftë, ai shtoi se autoritetet duhet së paku të siguronin familjet që të kishin kontakt.

“Autoritetet kineze duhet të informojnë familjet e tyre dhe t’u japin mundësin e një avokati. Përndryshe, është një shqetësim legjitim se ata ka rrezik se torturohen ose keqtrajtohen,” tha Poon për BBC.

Pse mund të jenë zhdukur?

Pekini është i njohur për mposhtjen e aktivistëve, që ngrenë zërin. Po ashtu për prirjen për të treguar se e ka gjithçka nën kontroll.

Ndoshta nuk është për t’u habitur se sipas një studiuesi të Të Drejtave të Njeriut, autoritetet janë “pothuajse njësoj, në mos më shumë të shqetësuar për t’u mbyllur gojën kritikëve sesa të frenojnë shpërndarjen e virusit.”

Një doktor, Li Wenliang, u paralajmërua që të mos përhapte lajme të rreme pasi dha alarmin për virusin në fillim të dhjetorit. Ai pastaj u infektua nga virusi dhe vdiq.

Vdekja e tij shkaktoi një valë të paparë zemërimi në rrjetet sociale, një kryengritje thuajse.

Autoritete kineze u habitën dhe reaguan duke u përpjekur të censuronin çdo kritikë lidhur me vdekjen e doktorit Li./ar.sh/SYRI.NET

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco