Koronavirusi ka bërë kërdinë mbi stafin mjekësor

Koronavirusi ka bërë kërdinë mbi stafin mjekësor

12:10, 14/02/2020
A+ Aa A-

Të dhënat e publikuara nga Kina tregojnë se koronavirusi ka goditur rëndë personelin mjekësor në vend. Gjashtë anëtarë të stafit mjekësor në Kinë kanë vdekur dhe 1716 janë infektuar që prej shpërthimit të epidemisë.

Sipas BBC, shqetësuese është mungesa e pajisjeve mbrojtëse nga sëmundja. Vdekja e mjekut Li Wenliang javën e shkuar, pasi tentoi të paralajmëronte autoritetet për virusin, ka shkaktuar shumë zemërim në vend.

Më shumë se 1300 njerëz kanë ndërruar jetë për shkak të virusit. Kurse numri i të prekurve i ka kaluar 63 mijë.

1102 punonjës mjekësorë janë infektuar vetëm në Wuhan, kryeqytetin e sëmundjes. Një zyrtar i lartë kinez tha se numri i infeksioneve mes stafit është në rritje. Autoritetet vendore thonë se kanë problem për të siguruar pajisjet e nevojshme në spitalet e zonës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco