Flet shoku i bombarduesit të koncertit të Ariana Grande:'Ai më tha t'i blija acid sulfurik'

Flet shoku i bombarduesit të koncertit të Ariana Grande:'Ai më tha t'i blija acid sulfurik'

11:30, 14/02/2020
A+ Aa A-

Një shok i dikurshëm i personit të akuzuar për bombardimin e Manchester Arena gjatë koncertit të Ariana Grande, thotë se i dyshuari i kishte kërkuar atij t’i blinte acid sulfurik. Kjo përbërje përdoret në bombat e bëra në laborator.

Dëshmitari u shpreh se i ati ishte ai që nuk e lejoi ta blinte, duke u shqetësuar nga kjo kërkesë e rrezikshme.

Salman Ramadan Abedi hodhi në erë Manchester Arena gjatë sulmit të tij kamikaz, duke vrarë 22 njerëz dhe duke lënduar qindra të tjerë.

Dëshmitari tregon se ai personalisht e besoi bombarduesin, kur ai i kërkoi të blinte acid sulfuric nga llogaria e tij në Amazon.

Ai shprehet: “ E mbaj mend shumë mirë. Ai më tregoi një histori idiote për një gjenerator në shtëpinë e tij i cili nuk punonte. Ai ma kërkoi me shumë mirësjellje. Ai ma kërkoi si nder dhe nuk doja ta zhgënjeja kështu që pranova. Por unë nuk kasha para kështu që ia kërkova babit, i cili nuk ra dakord.”

Gjyqi për sulmin terrorist ende vazhdon.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco