Koronavirusi, SHBA akuzon Kinën për mungesë transparence: Pse s'na lejoni t'ju ndihmojmë?!

Koronavirusi, SHBA akuzon Kinën për mungesë transparence: Pse s'na lejoni t'ju ndihmojmë?!

10:48, 14/02/2020

Një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë i ka bërë thirrje Pekinit të jetë më shumë transparent lidhur me përhapjen e koronavirusi, pasi autoritetet kineze i shtuan masat e “gjendjes së luftës” për të kufizuar shpërndarjen e tij.

Vdekjet nga koronavirusi arritën në 1400 të premten dhe me më shumë se 5000 raste të reja të infektuarish , duke goditur optimizmin se virusi shumë shpejt do të frenohej.

Në një takim të liderëve të lartë në Pekin, të cilët po udhëheqin luftën kundër epidemisë, zyrtarët i bënë thirrje edhe qyteteve të tjera në Kinë që të përdorin karantinën dhe masat e sigurisë njësoj si në Wuhan, qytetin që është mbyllur thuajse plotësisht për më shumë se dy javë , përfshirë këtu izolimin e pacientëve.

Nga takimi që u mbajt të enjten dhe u kryesua nga Kryeministri Li Keqiang, iu bë thirrje Wuhanit të përshpejtojë klasifikimin dhe futjen në karantinë të banorëve të dyshuar ose të konfirmuar si të prekur nga virusi.

Ndërkohë, zyrtari i lartë i Shtëpisë së Bardhë i bëri thirrje Pekinit që të ishte më i hapur.

“Ne jemi pak të zhgënjyer që nuk u ftuam dhe të pakënaqur për mungesën e transparencës nga pala kineze”, u tha gazetarëve, Larry Kudlow, drejtori i Këshillit Ekonomik Kombëtar.

Kudlow tha se Presidenti Xi Jinping e kishte siguruar Presidentin Donald Trump se Pekini do ta pranonte ndihmën e SHBA, “por ata nuk na lejuan”.

“Nuk e di se cilat janë arsyet e tyre. Unë e di që me sa duket gjithnjë e më shumë njerëzit po vuajnë atje,” tha ai. “A është Byroja Politike me të vërtetë aq e ndershme me ne?!”pyeti ai duke iu referuar organit më të lartë udhëheqës të Kinës.

Në Huanggan, një nga zonat më të goditura jashtë Wuhanit nga virusi, me më shumë se 2000 raste infektimi dhe të paktën 59 të vdekur, autoritetet lëshuan një urdhëresë urgjente për 14 ditë, duke mbyllur plotësisht të gjitha zonat e banuara dhe duke ndaluar automjetet, përveç atyre të Urgjencës për qëllime mjekësore apo zyrtare./ar.sh/SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco