Pedagogu i Oksford shfaqet në gjyq, pasi pranoi marrëdhëniet seksuale me akuzueset e tij

Pedagogu i Oksford shfaqet në gjyq, pasi pranoi marrëdhëniet seksuale me akuzueset e tij

10:21, 14/02/2020

Pedagogu i universitetit Oksford, Tarik Ramadan,u mor mbrëmjen e kaluar në pyetje gjatë një séance gjyqësore për dy akuza përdhunimi ndaj tij. Kjo ishte hera e parë që ai pyetet, pas pranimit se ka kryer marrëdhënie seksuale me akuzueset.

Në stadin më të fundit të procesit gjyqësor, 57 vjeçari dhe babai i 4 fëmijëve do të gjykohet nga gjykatës parizien mbi supozimet se ai ka sulmuar dy gra.

Ai fillimisht i mohoi marrëdhëniet seksuale me aktivisten feministe Henda Ajara, 43 vjeç, dhe 42 vjeçaren e njohur vetëm me pseudonimin Kristel.

Tarik Ramadan thotë se ai ka kryer marrëdhënie seksuale, të cilat donte t’i mbante të fshehëta, por kjo ka qënë me dakordësinë e të dyja palëve. Ai shprehet se akuzueset e tij janë manipuluar nga armiq ideologjikë të tij që e akuzojnë atë si një islamist radikal.

Ramadan, i cili vuan nga skleroza, u lirua pas 9 muajsh pa gjyq në nëntor të 2018. Ai ka jetuar në Paris që atëherë, pasi dorëzoi pasaportën e tij zviceriane dhe pasi pagoi lirimin e tij me 250.000 euro.

Akademiku, i cili është detyruar të lërë punën e tij si pedagog i studimeve islame në St Antony’s College në Oksford, ka kërkuar në mënyrë të vazhdueshme kthimin në shtëpinë e tij në Londër, por kjo është refuzuar.

“Më ndalohet të udhëtoj, më ndalohet të punoj, më ndalohet të bëjë vizitë te doktorët e mi, më ndalohet të shoh fëmijët dhe nipat e mi,” u shpreh Tarik Ramadan në blogun e tij këtë javë.

Zonja Ajari pretendon që u përdhunua në një dhomë hoteli në Paris në 2012, ndërsa Kristel thotë se e njëjta gjë i ka ndodhur asaj në 2009, në Lion.

Ato i bënë publike akuzat e tyre pas fushatës #MeToo. Profesor Ramadan i mohon të gjitha këto, ndërsa avokatët e tij vënë në pah 272 thirrjet telefonike që akuzueset e tij i kanë bërë një aktivistje, e cila është kundër Ramadanit.

Ajo quhet Karolin Furest, aktivste franceze, që shkroi librin “Vëlla Tariku”. Në këtë libër ajo pretendon se Ramadan ka lidhje të drejtpërdrejta me organizatën islamike radikale, Muslim Brotherhood, Vëllazëria Islame.

Zonja Furest, një kundërshtare e flaktë e islamit, ka një dosje policie, në të cilën tregohet dhe dënimi i saj në 2014 për publikimin e akuzave jo të vërteta se një vajzë muslimane 14 vjeçare gënjeu për ekzistencën e një sulmi terrorist.

Hipotezat se dhe një grua e tretë është përdhunuar nga Ramadan janë hedhur poshtë, por ka dhe 3 femra të tjera që do të merren në shqyrtim si viktima të mundshme. Beteja ligjore ndaj Tarik ende vazhdon.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco