Ekzekutohet zyrtari se shmangu karantinën/ Ç’po fsheh Koreja e Veriut?

Ekzekutohet zyrtari se shmangu karantinën/ Ç’po fsheh Koreja e Veriut?

09:00, 14/02/2020
A+ Aa A-

Koreja e Veriut duket se ekzekutoi një zyrtar të dyshuar me koronavirus pasi ai braktisi regjimin e karantinës dhe shkoi në një banjo publike.

Por mediat e huaja kanë shtuar dyshimet se vendi komunist po fsheh diçka, pasi zyrtarët e këtij vendi u shfaqën me maska në një takim. A po përpiqen ata të mbulojnë rastet me koronavirus? Fakt është se ky vend e ka mbyllur kufirin me Kinën.

Ekspertët thonë se Koreja e Veriut po e mban të fshehur situatën pasi nuk kërkon të duket e dobët në sytë e komunitetit ndërkombëtar. Sipas tyre, nisur nga fakti se kufiri mes Kinës dhe Koresë së Veriut është lehtësisht i depërtueshëm, virusi do ketë hyrë në vendin komunist.

Disa media nga Koreja e Jugut thonë se ka pasur edhe raste vdekjesh nga sëmundja në Korenë e Veriut.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco