Koronavirusi, 5 mijë raste të reja infektimi, rritje më e vogël se dje

Koronavirusi, 5 mijë raste të reja infektimi, rritje më e vogël se dje

08:05, 14/02/2020

Rastet me koronavirus nuk po rriten dramatikisht jashtë Kinës, pavarësisht një goditjeje në provincën Hubei, tha OBSH.

Përjashtim ishte vetëm një anije kroçeirë që ka ndaluar në Japoni, ku janë njoftuar 44 raste të reja dhe në total, 218 persona të infektuar, njofton BBC.

Po ashtu nuk ka pasur ndonjë ndryshim të madh në kurbën e mortalitetit apo infektimit, sipas OBSH.

Të dhënat e fundit tregojnë 121 vdekje të reja në Kinë, duke e çuar në total numrin e viktimave në 1380.

Infeksioni ka kërcyer nga 5090 në 55 748 raste më 13 shkurt, sipas Komisionit Kombëtar të Shëndetit, të premten.

Shifrat e fundit nga Hubei treguan 116 vdekje dhe 4823 raste të reja infektimi. Kjo është rritje më e vogël se një ditë më parë, kur u shënuan 240 të vdekur dhe afro 15 mijë raste të reja të prekurisht.

Jashtë Kinës ka pasur dy të vdekur dhe 447 raste të infektuarit nga 24 shtete./ar.sh/SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco